Zjarr i fuqishëm në pyjet e Lurës/ Flakët rrezikojnë disa banesa në fshatin Vlashaj, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet e Lurës. Zjarri ka rënë në fshatin Vlashaj dhe po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri ka dy ditë që ka rënë.

Deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë pisha dhe rrezikohen disa banesa të fshatit Vlashaj të bashkisë së Dibrës.

Banorët dhe njësia administrative e Lurës kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e ushtrisë për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësinë për të ndërhyrë dhe për të shuar flakët. Zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Zona  e Lurës është një nga 'pikat e zeza' për sa i përket bimësisë natyrore, për shkak se në këtë zonë prej vitesh është bërë një masakër me prerjen e drurëve. Zona ende nuk është rikuperuar dhe një zjarr i tillë mundë të përkeqësojë edhe më rëndë situatën . 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive