Në zjarr i madh ka rënë në qytetin e Elbasanit. Vatra e zjarrit ka qenë në afërsi të Përroit të Zaranikës .

Flakët janë të mëdha dhe në afërsi ndodhen edhe disa banesa. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja njofton se në afërsi të vatrës së zjarrit është edhe banesa e ish-deputetit të PD, Luçiano Boçi.

Nga zjarri është dëmtuar një sipërfaqe e madhe me ullinj shekullor.