Një zjarr i përmasave shumë të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Kam të Tropojës. Nga informacione e siguruara nga Report Tv është mësuar se zjarri ka rrezikuar disa banesa.
Pas shuarjes dhe neutralizimit herën e parë, është aktivizuar përsëri për shkak të erave të forta. Sipas Shërbimit të Pyjeve të Bashkisë Tropojë, si rrjedhojë e riaktivizimit zjarri ka dalë jashtë kontrolli kjo e favorizuar dhe nga erërat e forta dhe rrezikohen banesat pasi zjarri po përparon me shpejtësi ne dy krahë, nga Kami dhe Qorraj.
Po punohet me mjete rrethanore për ndalimin e përhapjes se flakëve drejt banesave ndërsa janë djegur sipërfaqe me kullota dhe dushk. Zjarri nuk është në zonat pyjore te mbrojtura thotë Shërbimi Pyjor i Bashkisë Tropojë. Kërkohet ndërhyrje e specializuar nga forcat e MZSH për vënien nën kontroll të flakëve. Forca të angazhuara nga Bashkia Tropojë 20 forca.
Lajm në përditësim...