Zjarri në kodrat e Llogarasë në Vlorë, ndërhyrja e helikopterit nuk shuan flakët në Palasë (VIDEO)

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është aktivizuar që prej pasdites së kësaj të marte në Palasë të Vlorës. Brenda 60-70 minutash, flakët u përhapën prej erës dhe u kërkua me urgjencë ndërhyrje nga ajri. Ndonëse mbërriti helikopteri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ende vijon të jetë aktiv. Flakët janë shumë pranë një rezorti të frekuentuar nga VIP-at.

Ndërhyrja e zjarrfikësve është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Nga pamjet duket se situata është problematike në kodrat e Llogarasë, ku po digjet zona e pyllëzuar.

Ndryshe nga herët e tjera që shkak për flakët ka qenë vetë dora e njeriut, këtë herë mësohet se zjarri është shkaktuar pasi ka pasur shkëndija dhe rrufe në këtë zonë. Flakët duken se janë shumë pranë detit, ku gjatë muajit gusht ka mbipopullim nga pushuesit e huaj dhe vendas. 

Ndërsa 2 vatra që u aktivizuan pasditen e sotme në Vlorë janë nën kontroll. Një vatër ishte në një sipërfaqe toke me shkurre në zonën e stadiumit të Nartës në Vlorë, ndërsa një sipërfaqe toke u përshi nga flakët  në zonën e "Ish Fushës së Druve".

1661285236_ZJARR.jpg

Zjarri në kodrat e Llogarasë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Pamje të frikshme, zjarri prej disa orësh djeg pyjet në Qafën e Llogarasë

 

Prej disa orësh flakët kanë përfshirë zonën e pyllëzuar në Qafën e Llogarasë. Në pamje duket se zjarri është i përmasave të mëdha ndërsa një pjesë e faqes së malit duket se po shkrumbohet tërësisht. Zjarri është shumë pranë një rezorti të frekuentuar nga VIP-at në jug të vendit.

Ora 20:58
Zjarr në 'Ish Fushën e Druve' në Vlorë (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe  toke në zonën e "Ish Fushës së Druve" në Vlorë.

Në vendngjarje ka mbërritur mjeti zjarrfikës se bashku me tre efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ora 20:23
Vlorë, përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me shkurre në Nartë

 

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe toke me shkurre në zonën e stadiumit të Nartës në Vlorë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikësja dhe 4 efektivë të cilët arritën të vinin nën kontroll flakët.

Ora 19:03
PAMJET/ Mbërrin helikopteri për shuarjen e flakëve në fshatin Palasë të Vlorës

 

Fshati Palasë i Vlorës është përfshirë nga flakët këtë të martë. Nga pamjet duket se ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit ndërsa ka mbërritur helikopteri për shuarjen e flakëve.

S.C//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 23/08/2022 22:03

    I djeg banda e Samir Manes duan siperfaqe te rreja per ndertim yyyt mos u ngopshit robqira!

    Përgjigju
  • A. N.: 23/08/2022 15:40

    Na njoftoni kur te arrijne ne vendngjarje. Flm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë