Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në kodrat me ullishta në zonën e Mërgliçit, në Patos, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj pas kodrës së Mërgliçit, në zonën e njohur si Ish-Menza 3.

Shtëllunga të mëdha tymi shihen në vendngjarje.  Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa vetë banorët kanë dalë në terren për të frenuar avancimin e zjarrit. Drejt vendngjarjes janë nisur edhe automjetet dhe ekipet e shërbimit zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët.


Lajmi kryesor:

Elbasan/ Zjarri në malin e Bukanikut vijon prej disa ditësh, era dhe terreni i vështirë përhapin flakët! Forcat e Armatosura në terren, ndërhyhet me helikopter edhe nga ajri (VIDEO)