Zjarr i madh në Kuçovë, në rrezik disa banesa, zjarrëfikësit në vendngjarje për shuarjen e flakëve

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kodrën e Matranasë në fshatin Perondi të qytetit të Kuçovës. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha dhe rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.

Fillimisht kanë qënë banorët e zonës ata që janë përpjekur të shuajnë flakët e para dhe kanë njoftuar zjarrëfikësen. Në ndihmë të zjarrëfikësve kanë mbërritur edhe 17 efektivë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit, që janë duke luftuar me flakët, duke shmangur përphapjen drejt 7 banesave që rrezikoheshin. Tashmë janë duke mbajtur nën kontrroll vatrat që aktivizohen nga era.

Mendohet se vetë banorët po pastronin barērat në parcela me ullinj ku më pas situata ka dal nga kontrolli. 

Drejtori i MZSH-së Berat, Ervin Hoxhallari ka deklaruar se ka qënë një aksion i vështirë, duke shtuar më tej se i gjithë territori do të mbahet në monitorim për shkak të ndonjë riaktivizimi të mundshëm të vatrave të zjarrit nga era. 

G.B./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!