LUSHNJE- Një zjarr i madh ka rënë në Lushnje dhe si pasojë janë djegur kodrat me ullinj midis fshatrave Çiflik e Kosovë e Vogël.

Sipas informacioneve, zjarri vazhdon akoma duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte. Akoma nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe sëbashku me banorët po punojnë për shuarjen e flakëve.

1599213026_1599213010ZJARR.jpeg