Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Markatomaj në anë të superstradës Lezhë-Milot.

Pranë vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa banesa, si dhe restoranti i dasmave "Orkidea Palace" të cilat rrezikohen nga flakët.

Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas informacioneve që sjell nga vendngjarja gazetari ynë në Lezhë, Elvis Hila, flakët kanë prekur edhe kuzhinën e restorantit.

Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë duke neutralizuar flakët në ambientet e këtij restoranti në pronësi të këngëtarit Zef Beka.

Megjithatë, zjarri shkaktoi dëme materiale në këtë biznes, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.


Lajmi kryesor:

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë, era e fortë riaktivizon disa vatra, në ndihmë edhe 2 helikopterë! Thirrje për evakuime (PAMJE ME DRON)