Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 13, 30 ne hyrje të Rrogozhinës. Zjarri ka përfshirë zonën e kodrës me pisha dhe është përhapur me shpejtësi. Në vendngjarje shkoi menjëherë një mjet i policisë zjarrfikëse si dhe punonjës të bashkisë se qytetit të cilët pas disa orësh punë e vunë nën kontroll. Për shkak të bimësisë së thatë , flakët u përhapën me shpejtësi, ndërsa nuk dihen kush ishin zjarrvënësit.
Sipas përgjegjësit të policisë zjarrfikëse Rrogozhinë, mendohet se zjarri është aksidental pasi dikush ka dashur të pastrojë barishtet anës kanalit në rrugën hyrëse të qytetit, por për shkak të erës flakët kane dalë jashtë kontrollit duke u përhapur në të gjithë kodrën.