Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë të hënë pranë antenave në zonën e Llamanit, mes Llamanit dhe Himarës.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Në vendngjarje kanë mbërritur të paktën pesë mjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon prek disa orësh.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa shkaqet e sakta do të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet kompetente.
lajm në përditësim...
Komente








