Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë sot kullotat në fshatin Karjan, në Bashkinë Gjirokastër.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në terren dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Sipas raportimeve deri më tani, nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale të shkaktuara nga zjarri.
Ndërkohë, policia ka nisur veprimet për identifikimin e personit apo personave përgjegjës si dhe për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plotë të ngjarjes.










Komente
Komento