Persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave pranë shkollës 9-vjeçare "Pjetër Budi", në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Sipas videove të sjella në redaksi  nga kalimtarë të rastit ,zjarri  vjen nga koshat e plehrave të vendosura në rrugë. Flakët kanë djegur pemët  afër koshave.

Nuk dihet se cili është  shkaku i zjarrit. Mund të ketë qenë vendosje e qëllimshme ose pakujdesi e banorëve të zonës, të cilët në shumë raste vendosin që t'i djegin mbeturinat brenda koshave të plehrave duke sjellë ndotjen e ajrit dhe rrezikimin e jetës së qytetarëve.