DURRES- Digjet plotësisht një ndërtesë prej druri i cili shërbente si dhomë ngrënie për kamarierët e një restoranti në Gjirin e Lalzit është djegur plotësisht si pasojë e një zjarri. Si pasojë e flakëve është djegur edhe një rulotë.
Mësohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një furnelë gatimi. Pronari i dy objekteve që janë djegur është Fatmir Merkaj. Zjarri i përhapur me shpejtësi dogji orenditë dhe gjithçka. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonën e njohur mesditën e sotme.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja duke shuar flakët dhe parandaluar përhapjen në banesa të tjera. Ndërhyrja në kohë e tyre ka parandaluar shpërthimin e një bombole gazi e cila ndodhej pranë furnelës që shkaktoi zjarrin. Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Zjarrfiksja dihet qe do vine shpejt, kishte sinjal se po digjeshin vilat e qoftelargut dhe te likeflorinit.
PërgjigjuAman se thashe se kishte rene zjarr te vila e Shrekut se eshte dhe ne Prevalle.
PërgjigjuZjarrefiksja dhe Policia ishin shume shpejt ne vendngjarje. Bravo
Përgjigju