BALLSH - Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë uzinën e Ballshit, duke lënë si pasojë 2 të lënduar, ndërsa në uzinë është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Dy punonjësit e uzinës janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Tre rezervuarë nafte janë përfshirë nga flakët në Uzinën e Rafinerisë së naftës.
 
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet dhe për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)