FUSHË-KRUJË- 20 hektarë toke janë djegur deri më tani dhe 10 shtëpi u rrezikuan nga një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Derven të Fushë-Krujës.
Sipas gazetarit Jualin Shota, zjarri ka djegur deri një sipërfaqe të madhe toke me shkurre, ferra, dushk dhe pemë frutore është i qëllimshëm. Sipas banorëve të zonës, nga vatrat e zjarrit, dëgjohen edhe shpërthime, të cilat dyshohet se të jenë bomba ose municione.
Përveç dy zjarrfikësve që janë mobilizuar për shuarjen e disa vatrave të zjarrit, punës i “janë futur” edhe banorët e zonës me kova ujë dhe mjete rrethanore. Pranë zjarrit, siç duket edhe nga pamjet e siguruara, ka edhe disa shtylla elektrike, duke shtuar rrezikun e zjarrit. Vetëm pas disa orësh flakët në fshatin Derven janë shuar.
Lajmi kryesor: