Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Levanit/ Digjen 1000 rrënjë ulliri, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)

FIER-Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kodrat e Levanit, si pasojë e së cilit janë djegur disa hektarë me ullishte.

Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano raporton se kanë zbritur në terren 20 forca zjarrfikëse ku po punohet për shuarjen e flakëve, por situata paraqitet e vështirë. Shefi i MZSH (Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi), Alket Halimi në një prononcim për Report Tv ka deklaruar se zjarri ka një shtrirje të madhe, ku deri më tani janë djegur 1000 rrënjë ulliri.

"Janë marrë të gjitha masat, por terreni është shumë i vështirë. Nuk ka një rrugë tjetër, nuk shkon makina aty, por po punojnë me mjete rrethanore. Nuk ka asnjë person të lënduar, po punohet për të fikur flakët", shprehet për Report Tv, Halimi. 

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për të përdorur më pas tokën për kullota, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ketë rënë si pasojë e temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin dy ditët e fundit, ku vetëm ditën e sotme termometri ka shënuar 41 gracë celcius.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 13/08/2019 10:57

    Pun vlonjatësh duhet të jetë se ata nuk shkojn me fierakët edhepse kanë një kokë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha