Zjarr i qëllimshëm në Fushë-Krujë, përfshihet nga flakët sipërfaqja me pemë frutore, shkak banorët që pastrojnë shkurret e ferrat (VIDEO)

FUSHË-KRUJË- Një sipërfaqe e mbjellë me pemë frutore në fshatin Derven në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët.

Flakët e favorizuara nga era i janë afruar banesave,po ndërhyrja në kohë nga ana e zjarrfikëses ka bërë lokalizimin e tyre dhe ka evituar dëmet në banesa. Ndërkohë sipërfaqja e mbjellë me pemë frutore rreth një hektar është djegur. Po ashtu një pjesë e hekurudhës Durrës- Fabrika e çimentos është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është djegur një gjatësi rreth 300 metra hekurudhë.

Sipas zjarrfikëse, vënia e zjarreve është e qëllimshme nga banorë të zonës të cilët i vënë për të pastruar sipërfaqet nga shkurret e ferrat por zjarret kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarri në Derven vijon ende dhe nuk është shuar. Gjatë këtyre dy muajve janë regjistruar me dhjetëra zjarre të tillë. Kujtojmë se ditën e djeshme, një vatër zjarri ka përfshirë fshatin Nikel në Fushë-Krujë, i cili dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë