Në orët e vona të së hënës, flakët që kanë përfshirë me dhjetra hektarë hapësira, kanë rrezikuar banesat në periferinë e Kalyvia, rreth 35 kilometra në juglindje të Athinës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke vështirësuar edhe punën e zjarrëfikësve.
Autoritetet kanë thënë se puna do të vazhdonte gjatë gjithë natës, pasi erërat nuk pritet të qetësohen dhe ekziston frika se flakët do të përhapen edhe më tej, duke rrezikuar zonat e banuara.
Gjithashtu policia ka ndaluar qarkullimi në rrugët rreth zonës së përfshirë nga zjarri.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com