TEPELENË-Një tjetër vatër e madhe zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Zharë pranë Turanit.
 
Sipas raportimeve nga gazetari Piro Nase, po digjen dru frutore dhe kullotë, ndërsa dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur operacionin.
 
Në të gjithë vendin janë regjistruar disa vatra zjarri, ndërsa dy helikopterë nga Greqia kanë vendosur në kontroll flakët në Dukat. 


dy.b/shqiptarja.com