Zjarr masiv në fshatin Bërdicë në Shkodër, shkak dyshohen temperaturat e larta

Pamje nga fshati Bërdicë në Shkodër ku ka rënë zjarri

SHKODËR- Një zjarr ka rënë gjatë ditës së sotme në kodrat e fshatit Bërdicë. Mësohet se zjarri ka rënë pranë banesave, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz, pasi forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë për neutralizimin e flakëve.12 banesa ndodheshin afër zonës së zjarrit. Si pasojë e zjarrit dhe përhapjes së flakëve, janë djegur 4-5 dynym shkurre dhe ferra. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por mendohet se shkak kanë qenë temperaturat e larta.

( Fshati Bërdicë në Shkodër, ku ka rënë zjarri )

Komento