LUSHNJE- Kodra e Allprenajt është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme. Nga flakët janë përfshirë disa rrënjë ullinj, ndërsa zjarrfikësja ka nisur betejën me zjarrin për ta shuar.
Vështirësia për të shuar zjarrin është e madhe, pasi flakët favorizohen nga era e madhe. Sipas të dhënave të para vatrat e zjarrit janë larg banesave.
Ndërkohë që prej tre ditësh vijon që të jetë aktiv zjarri në Mesopotam, Bashkia Finiq. Banesat nuk rrezikohen, pasi digjen kullota, ndërsa dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë vendosur nga barinjtë.

Zjarri në Finiq
Pasditen e djeshme janë shënuar dy vatra zjarri edhe në Lezhë, por janë vendosur nën kontroll.
/b.ha./Shqiptarja.comKomente

