Një zjarr masiv ka përfshirë zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj të Tepelenës, ku për pasojë është dëmtuar edhe linja e energjisë elektrike.

OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike, ndërsa burime bëjnë me dije se energjia do të vijojë të mungojë derisa të konstatohen dëmet e shkaktuara në rrjet nga grupet e terrenit në fiderat Miniera 1 dhe Miniera 2.

Nga flakët është djegur edhe një hapësirë e konsiderueshme me pemë e shkurre. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.