Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në një kullë të lartë (rrokaqiell) në Changsha të Kinës, ku media shtetërore raporton se ka viktima por numri i tyre nuk dihet ende.
Zjarri ishte masiv duke përfshirë të gjithë ndërtesën, e cila rrethohet nga tymi i dendur, i zi.
“Nga vendi po del një tym i dendur dhe disa dhjetëra kate po digjen egërsisht”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
“Zjarrfikësit kanë nisur punën për shuarjen e flakëve dhe kryerjen e shpëtimit në vendngjarje”, shtoi ai.
Zjarri përfshiu një ndërtesë të lartë që strehonte një zyrë të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, thuhet në raport. Një fotografi e publikuar nga CCTV tregon flakët që përhapeshin nëpër ndërtesë në një zonë të ndërtuar të qytetit, ndërsa tymi i zi u ngjit në qiell.
Një video e postuar në mediat sociale nga një mediat lokale të lajmeve tregon pjesën e jashtme të kullës të djegur në të zezë. Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan, ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorësh.