SARANDË- Një zjarr masiv vijon prej mesditës që të djegë qindra hektarë pyje dhe kullota në zonën e shpatit verior të malit Mile, ku ndahen bashkitë Konispol dhe Livadhje.
Në zonë ndodhen disa efektivë zjarrfikës, por e kanë të pamundur fikjen e flakëve të zjarrit për shkak të terrenit të vështirë.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, teksa nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Zjarret kanë qenë një problematikë që është përballur vendi ynë gjatë javëve te fundit, kjo për shkak të temperaturave të larta, por edhe zjarrvënie të qëllimshme, siç ishte në Malin e Tomorit, ku 2 persona ranë në pranga.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)