Veç Greqisë edhe në Turqi, zjarrfikësit nga toka dhe ajri janë angazhuar për të shuar zjarrin masiv që ka rënë në një pyll në provincën veriperëndimore te Çanakalasë. Zjarret nisën një ditë më parë, por u përhapën për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikayam tha se më shumë se 1.200 njerëz nga nëntë fshatra u evakuuan në një vend më të sigurt, ndërsa 48 persona u dërguan në spital për trajtim mjekësor.
Mediat turke publikuan pamje ku dukeshin zjarret masive dhe tymi mbi kodrat e banuara në veriperëndim të Turqisë. Flakët përfshinë edhe disa shtëpi të braktisura nëpër fshatrat e asaj zone.
Për të lejuar helikopterët të mbushin ujë për shuarjen e flakëve, u pezullua trafiku detar në ngushticën e Dardaneleve, që lidh detin Egje me Detin e Zi. mbledhin ujë për t’i shuar flakët.
Vetëm një ditë më parë, tetëmbëdhjetë persona që dyshohet se ishin emigrantë u gjetën të vdekur pranë kufirit grek më Turqinë në një zonë malore në veri të Greqisë, e përfshirë nga zjarret në katër ditët e fundit.
Ekspertët thonë se moti ekstrem po nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike. Pjesë të Evropës kanë përjetuar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere, por disa vende kanë pasur viktima edhe nga stuhitë e forta dhe përmbytjet.
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor 2024, 19:29
-
Ruhet me truproja/ Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbet kohë! E quaj veten vëlla të popullit të Izraelit!
13 Tetor 2024, 16:13
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor 2024, 21:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid
8 Tetor 2024, 10:55
-
Turqia do të evakuojë qytetarët e saj nga Libani
8 Tetor 2024, 09:55
-
Presidenti Erdogan: Gaza si Srebrenica! Izraeli përgjegjës për vdekjen e aktivistit turko-amerikan
14 Shtator 2024, 22:37
-
Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit
8 Shtator 2024, 15:14
-
Ministri i Jashtëm turk paralajmëron Kurtin: Prania e gylenistëve në Kosovë, shqetësuese për ne! Problemet Kosovë-Serbi zgjidhen me dialog
6 Shtator 2024, 16:00
-
Kryeministri Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia
3 Shtator 2024, 21:21
-
Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it
30 Gusht 2024, 11:05
-
Pas Instagramit, Turqia bllokon edhe rrjetin e lojërave ‘Roblox’: Duhet të mbrojmë fëmijët tanë
9 Gusht 2024, 09:27
-
50 vite nga ndarja e ishullit të Qipros, Erdogan: Jo federatë e bashkuar! Mitsotakis: Republikë me një sovranitet të vetëm
21 Korrik 2024, 14:39