Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq në Gjirokastër duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Zjarri është i ndarë në dy vatra aktive, me një perimetër të përgjithshëm rreth 4 km. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bëjnë ndërhyrjen dhe afrimin e mjeteve zjarrfikëse tepër të vështirë. Në të njëjtën zonë janë evidentuar edhe para një jave tre vatra zjarri.
I gjithë shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë së MZSH Gjirokastër ndodhet në vendngjarje duke ndërhyrë dhe monitoruar situatën në vazhdimësi. Për përballimin e situatës dhe forcimin e operacionit, priten forca shtesë zjarrfikëse, vullnetarë dhe ushtare, të cilat do të angazhohen në ndihmë të operacionit për vënien nën kontroll të zjarrit. Situata vijon të jetë e vështirë dhe dinamike, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur fshatrat e rrezikuara.
Lajmi kryesor:
Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)











