SHBA- Rreth 200 zjarrfikësit janë angazhuar, mes ujit të përmbytjeve, për të shpëtuar 70 persona që janë bllokuar nga një zjarr i madh që ka djegur 50 shtëpi pas superstuhisë Sandy.

Zjarri u shkaktua nga linjat elektrike të rrëzuara dhe u shpërnda më pas nëpër apartamente. Flakët u përhapën me shpejtësi mes shtëpive të familjeve të bllokuara nga uji.

Rockaways në Queens ishte një nga zonat e detyrueshëm të New Jork-ut për t’u evaukuar, por dhjetëra persona vendosën të qëndrojnë dhe të përballojnë stuhinë.

Fatkeqësia më e madhe për skuadrat e emergjencës nga superstuhia Sandy nuk ishte era apo uji, por zjarri që ka shkrumbuar shtëpitë.

Rreth 200 zjarrfikësit kanë luftuar me heroizëm flakët e papërballueshme që dogjën 50 shtëpi në Rockaways të Queens, duke shpëtuar njerëzit mes rrugëve të përmbytura dhe flakët e tmerrshme.

Zjarrfikësit e qytetit të New York-ut kanë shpërndarë barka shpëtimi dhe më anë të shkallëve kanë shpëtuar shumë njerëz nga dritaret e shtëpive.

Zjarrfikësit janë ende duke luftuar për të kontrolluar flakët.
(eç/shqiptarja.com)