TIRANË- Ambjentet e gazetës “Mapo”, janë përfshirë nga flakët në orët e mesditës në Tiranë. 

Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, në Bulevardin 'Gjergj Fishta', pas sinjalizimit në sallën operative të shërbimit zjarrfikës dhe policisë së kryeqytetit. 

Sipas policisë, nga flakët ka patur vetëm dëmtime materiale në kompjuterat dhe pajisjet e tjera të gazetës. 

Të njëjtat burime thanë se nga veprimet paraprake hetimore nuk rezultojnë elementë për një ngjarje të qëllimshme, dhe pista e hetimit është ajo e zjarri aksidental nga pajisjet elektronike.

 Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)