Një zjarr i madh ka rënë në një kamp refugjatësh në periferi të Hamburgut duke shkatërruar krejtësisht 28 rezidenca banimi.
 
Flakët kanë përfshirë kampin mbasditen e djeshme ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Shërbimet sociale të Hamburgut kanë njoftuar se 37 banorët e qendrës tashmë janë transferuar në banesat e tjera sociale në qytet. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com