N/stacioni i Rubikut është përfshirë nga flakët. Zjarri ka shkaktuar panik te personeli, ndaj OSSHE ka stakuar n/stacionin për të mos rrezikuar jetën e personelit.

Stakimi do jetë deri në shuarjen e zjarrit dhe vendosjes së sigurisë së plotë.

Nga problemet që ka shkaktuar zjarri kanë mbetur pa energji, Rubiku, Kaçinari dhe Rrësheni.

Zjarrfikëset dhe grupet e OSHEE janë duke punuar për marrjen nënkontroll të n/stacionit.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com