Një farmaci është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Nga të dhënat e policisë mësohet zjarri i rënë rreth orë 08.00 të ditës së sotme ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike gjatë kohës kur farmacia ka qenë e mbyllur.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë për ngjarjen e ndodhur të cilët kanë thyer xhamin e derës kryesore dhe më pas zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë flakët.
Ndërsa pronari i farmacisë banon në Tiranë. Sipas ekspertëve zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e luhatjeve të tensionit të energjisë elektrike dhe në farmaci ka pasur vetëm dëme materiale
/Shqiptarja.com