Zjarr në një ndërtesë në Francë
5 të vdekur dhe 8 të plagosu

Zjarr në një ndërtesë në Francë<br />5 të vdekur dhe 8 të plagosu
Pesë persona, prej të cilëve tre shtetas turq, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që mbrëmjen e djeshme ka përfshirë një ndërtesë në qytetin Mulhouse të Francës.

Zjarri ka ndodhur në lagjen Bourtzëiller në Mulhouse, qytet ky me numër të madh të popullsisë turke, ndërsa krahas pesë të vdekurve, tetë të tjerë kanë pësuar plagë, prej të cilëve tre më rëndë.

Zjarri fillimisht ka përfshirë bodrumin e ndërtesës pesëkatëshe, ndërsa më pas është përhapur në të gjithë ndërtesën, duke shtuar se tre prej personave që kanë humbur jetën ishin shtetas turq.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Mulhouse, Jean Rottner, njoftoi se katër prej të vdekurve janë fëmijë dhe se lidhur me incidentin është krijuar tryezë për menaxhimin e krizës.

Siç theksohet, të plagosurit janë transferuar për trajtim në spitale të ndryshme të qytetit.

Ndryshe, në një zjarr në vitin 2014 në Mulhouse jetën kishin humbur tre persona nga e njëjta familje, raporton Anadolu Agency (AA).

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën