Sarandë-Një sipërfaqe mbi 4 hektarë me drurë dhe me shkurre janë përfshirë nga zjarri në vendin e quajtur ‘Burimi’ pranë fshatit ‘Volloder’.
 
Banorët e zonës kanë lajmuar policinë dhe zjarrfikësen, të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të neutralizuar flakët, ndërsa banesat nuk rrezikohen, pasi janë në një distancë të largët.
 
Edhe në Tepelenë në fshatin Zhapokike janë djegur mbi 10 hektarë me kullota, ndërsa rrezikohen pemët frutorë.
 
Në të dy rastet edhe në Sarancë dhe në Tepelenë policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit. Temperaturat e larta mund të jenë bërë shkak për rënien e zjarrit, por nuk përjashtohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme nga barinjtë, apo edhe banorët e zonës për të hapur toka të reja.
 


d.b/shqiptarja.com