Një zjarr i rënë në anë të autostradës Lushnje Rrogozhinë në fshatin Konjat të bashkisë Lushnjë ka djegur plotësisht 4 magazina me materiale të ndryshme kryesisht ndërtimi dhe një automjet të parkuar në garazh.
Zjarri i ndihmuar nga era e fortë është përhapur me shpejtësi dhe ka rrezikuar disa shtëpi banimi ku flakët janë afruar disa metra me banesat.
Ndërhyrja e banorëve fillimisht dhe zjarrfikëset e Lushnjes, Divjakes e Fierit më pas kanë shmangur djegien e banesave të lagjes së kodrës.
Komento