Një zjarr ka rënë në afërsi të ish-depove të municioneve ushtarake të Divizionit 'Labëria' në fshatin Shtepëz, në Gjirokastër.
Ndërhyrja në kohë e zjarrefikësve dhe punonjësve të Agjencisë së Pyje-Kullotave në Bashki, ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë duke mos u avancuar në drejtimin perëndimor të zonës çka do të përfshinte edhe pyjet.
Zjarri rezulton që të jetë i qëllimshëm dhe është vendosur në dy vende.Policia e Gjirokastrës ndërkohe është vënë në ndjekje të zjarrevënësit.
Komento