Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me shkurre pranë aksit rrugor Levan-Tepelenë. Sipas gazetarit Ilir Mata I cili ndodhet në vendngjarje dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Gazetari i Report TV Ilir Mati ka raportuar një rast zjarri në aksin rrugor Levan-Tepelenë i cili dyshohet që është i qëllimshëm. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe për shkak të erës flakët rrezikojnë të përhapen edhe më shumë.
Zjarrëvëniet e qëllimshme kanë qenë prezente edhe gjatë verës. Banorët për të shtuar kullotat për bagëtitë I kanë vënë zjarrin sipërfaqeve me shkurre dhe bimëve të ndryshme. Nuk kanë munguar dhe zjarrëvëniet të cilat vijnë nga pakujdesia. Në disa raste ka mjaftuar një cigare e hedhur nga barinjtë apo kalimtarë të rastit dhe ka shkaktuar një katastrofë për pyjet.