Ambienti i jashtëm i një banese është përfshirë nga flakët në fshatin Portez të Fierit. Për fat të mirë në këtë banesë nuk kishte familjarë, por rreziku ka qenë i madhe, pasi flakët ndihmoheshin edhe nga era që e çonte drejt banesës dhe një mjeti të parkuar.
Është dashur ndërhyrja e repartit zjarrfikës, të cilët bënë të mundur fikjen e flakëve.
Nga zjarri janë djegur vetëm disa bimë të mbjella në oborrin e banesës. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
Banesa dhe makina që u rrezikuan nga zjarri
Komento