Një ashensor në një pallat në zonën e Kamzës në Tiranë ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:50, tek kthesa e Kamzës, ku fatmirësisht brenda ashensorit nuk ka pasur njerëz. Ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Zjarri ka rënë kur ashensori ka qenë në katin e 7-të të pallatit duke bërë që tymi të mbulonte shkallët. Menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia kanë evakuuar të gjithë banorët e pallatit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.