Banesa e një të moshuare është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne rreth orës 17:30, në rrugën “Memo Meto”.
Sipas policisë, zjarri ra në banesës e shtetases S.M., 78 vjeçe, e cila për fat të mirë nuk u lëndua.
Si pasojë e zjarrit, pati vetëm dëme materiale. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikëses shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e flakëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.