Një bllok i sistemit elektrik të një pallati të rindërtuar pas tërmetit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për pallatin në lagjen ‘Skënderberg’ te qytetit të Lezhës.
Zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik në banorët të cilët kanë dalë menjëherë te apartamentet e tyre.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.