DURRËS- Një zjarr ka përfshirë pasditen e së shtunës Bashkinë e qytetit të Durrësit.

Mësohet se flakët janë lokalizuar në katin e parë të godinës, e cila përdore si bodrum e ndërsa shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku në detyrë, Vangjush Dako. U përfol se si pasojë e flakëve ka pasur dëme materiale në këtë institucion, mes tyre edhe dokumente me vlerë, por ka qenë Dako ai ka që mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë në kohë, e për pasojë nuk ka pasur dëme materiale.

"Në ambientet e bashkisë së Durrësit në katin e parë (bodrum) ka rënë zjarr për arsye të djegies së një kablli elektrik. Garantoj gjithë opinionin publik se zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim në materialet e bashkisë. Falenderoj njësinë e zjarrfikësve për ndërhyrjen në kohë", shkruan Dako.

Shqiptarja.com sjell foto, ku shihet se zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha, e ndërsa forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur pasoja më të rënda.

Zjarrfikësit duke shuar flakët në Bashkinë e Durrësit