Një vatër zjarri, e cila u shfaq që në orët e para të ditës së shtunë në fshatin Bulçar të Gramshit, është shuar. 

Terreni i thyer bëri që forcat zjarrfikëse ta kenë të pamundur shuarjen e flakëve, dhe në ndihmë shkuan dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë që nga zjarret që përfshinë Gramshin në muajin gusht, u dogjën me mijëra hektarë dhe u shkrumbuan me dhjetëra banesa.