Shkrumbohet totalisht një godinë banimi në Bulqizë, 4 familje mbeten në 'qiell të hapur'! Banorët: Zjarri u shkaktua nga energjia elektrike, rrjet i amortizuar! Bashkia: Do t'u paguajmë bonus qiraje (VIDEO)

BULQIZË- Mbrëmjen e së shtunës një godinë banimi ku jetonin 4 familje, në lagjen e vjetër të Bulqizës, është përfshirë nga flakët. Sipas banorëve shkak ka qenë rrjeti i amortizuar elektrik.Ndërkohë bashkia Bulqizë ka deklaruar se nga një inspektim i parë godina është totalisht e pabanueshme dhe 4 familjeve do t'u paguajë bonus qiraje.

Tym, gjithçka e shkrumbuar dhe familjet të pastreha është gjithçka ka mbetur nga zjarri që përfshiu një godinë ku jetonin 4 familje në Bulqizë. Në mes të natës rreth orës 12.30 dhe në të ftohtë të tmerruar nga flakët kanë dalë jashtë. Me erën dhe të ftohtin që u futet gjithandej, banorët përpiqen të ngrohen me zjarrin që u shkatërroi shtëpinë.

Ata kanë mbetur pa strehë dhe zgjidhjen e kërkojnë nga shteti. Disa prej tyre, i kanë çuar fëmijët tek të afërmit, ndërsa qëndrojnë pranë rrënoja të banesës. Sipas banorëve ngjarja është e paralajmëruar, pasi shkak ka qenë rrjeti i amortizuar elektrik. Ndërsa ata pretendojnë se vonesa ka pasur vonesa dhe me mbërritjen e zjarrfikëses në vendngjarje.

Flamur Jella, përgjegjës i sektorit të mbrojtjes dhe emergjencave civile në bashkisë së Bulqizës thotë se nga një inspektim i parë godina është totalisht e pabanueshme dhe 4 familjeve do t'u paguhet bonus qiraje

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:34
Iu shkrumbua shtëpia në mes të natës, kryefamiljari: Kam vajzën 8-muajshe, familjarët i kishte njoftuar komshiu

 

Nuredin Jangulli, kryefamiljar i një prej familjeve të cilave iu dogjën banesat gjatë natës së mbrëmshme, tregon se si e mësoi lajmin.

"Unë isha turn i tretë. Kur më njoftuan dhe erdha më thanë se ka ardhur komshiu dhe mi ka nxjerrë familjarët nga shtëpia.  I ka thënë 'dilni se po digjet shtëpi'. Gjithçka është shkrumbuar këtu. Këtu jetojnë 4 familje. Për momentin fëmijët i kam çuar te njerëzit e mi. Gocën e kam 8 muajshe dhe çunin e kam 8 vjeç", thotë Jangulli.

Ora 10:26
Iu dogj shtëpia në Bulqizë, banorja flet për Report Tv: Shkak janë bërë linjat elektrike të amortizuara

Vjola Dema, të cilës iu dogj shtëpia një natë më parë në Bulqizë thotë se shkak i flakëve janë bërë linjat elektrike të Vjola Dema amortizuara.

“Të punosh gjithë jetën dhe të digjet për 5 minuta, kësaj si i thonë. Merr restauron linjën e elektrikut se kanë qenë shumë të amortizuara, po patët mundësi thashë hajde shiheni njëherë, jo do vijmë sot jo do vijmë nesër, kur erdhën vetëm e kapi me një kapëse aty. Me përtesë erdhën. I njoftova me sekonda, njoftova Jetonin që kam përballë, ec i thash se u dogjëm, ishin në gjumë. Ora 12:30 e natës”, thotë Vjola Dema, banore në godinën e djegur.

Ora 10:18
Digjet godina, Bashkia Bulqizë: 4 familjeve do t'i paguajmë bonusin e qirasë

 

4 familjet të cilave u janë djegur banesat në Bulqizë do të strehohen në shtëpi të tjera dhe qiraja do tu paguhet nga Bashkia. Flamur Jella, përgjegjës i sektorit  të mbrojtjes dhe emergjencave civile pranë Bashkisë Bulqizë, në mikrofonin e Report Tv deklaron se banesat janë totalisht të pabanueshme dhe ndërtesa duhet shembur.

"Janë totalisht të pabanueshme, ne do të mblidhemi si emergjenca civile dhe do të bëjmë procedurat në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Do të vlerësohet dëmi i bërë në këto banesa dhe dosja do të kalojë në këshill. Deri në një vendimmarrje ne do t'i strehojmë në një vend tjetër duke u paguar edhe bonus qiraje bashkia. Bashkia merr përsipër bonusin e qirasë deri sa të sistemohen në banesa të reja. Kjo ndërtesë duhet prishur e tëra. Nuk shihet ndonjë perspektivë që të mund të rikonstruktohet", tha ai.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës