GJIROKASTËR- Depoja e qytetit të Gjirokastrës është përfshirë nga flakët.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se zjarri është lokalizuar në pjesën e pasme të godinës, ku për pasojë janë djegur dy dyer dhe dy dritare.

Zjarri ka rënë në një aneks të kinemasë, e cila shërben si depo dhe fatmirësisht pa pasoja fatale. Nuk dihen ende motivet e këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet aksidental.