Shuhet zjarri në Dhërmi, vijon në Llogara! Helikopteri Cougar në ndihmë të zjarrfikësve! Policia: Shkaku, një shkëndijë elektrike (VIDEO)

Janë shuar zjarret që u përhapën mesditën e sotme në qarkun e Vlorës, një në Dhërmi në kodrën e Gjilekës e tjetri poshtë Qafës së Llogarasë pranë vendit ku hidhen parashutistët.

Sipas njoftimit të policisë, zjarri në Dhërmi në lagjen Kondraq u përhap për shkak të një shkëndije elektrike, si pasojë e tensionit të lartë dhe po digjet një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

'Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, vijon të jetë problematike gjendja në Llogara, ku flakët po përhapen të favorizuar edhe nga era.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv ,Armand Xhelili po punohet nga zjarrfikësit për izolimin e flakëve në mënyrë që të mos rrezikojnë banorë.

Sakaq, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën apel për qytetarët që të mos kalojnë nga Qafa e Llogarasë, pasi po punohet për shuarjen e flakëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit

 

Zjarri i rënë ditën e sotme në në Llogara ka qenë i qëllimshëm.

Këtë e ka bërë me dije është drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Carai cili në një prononcim për media tha se autorët do vendosen para ligjit.

“Vatrat e zjarrit patjetër që kanë dorën e njeriut. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi. Zjarri do të hetohet dhe policia e shtetit është duke gjurmuar autorët e zjarrvënies. Së shpejti do të jenë para ligjit ku dhe do të jetë shumë i ashpër. Kodi Penal e ka përcaktuar që zjarrvënia është vepër penale e ne nuk do të ndalemi bashkë me policinë që këto zjarrvënës të japin llogarinë për këtë katastrofë natyrore.

Kemi pasur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogora, fatmirësisht vatrat e zjarrit në Dhërmi i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë, pasi vendosem në lëvizje të gjitha strukturat ndërhymë edhe nga ajri me helikopterë.  Rreth 40 forca zjarrëfikëse, jemi vendosur në qafën e Llogorasë pasi era po favorizon vatrat e zjarrit, situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet, Parku Kombëtar i Llogorasë”, tha ai.

 

Ora 21:16
Qafa e Llogarasë ende në flakë, vijon përhapja e zjarrit

 

Përhapja e flakëve të zjarrit në Qafën e Llogarasë vijon ende.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, zjarri vijon ende që të djeg pisha dhe shkurre.

 

Ora 19:31
Zjarri në Qafën e Llogarasë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Shmangni kalimin në këtë rrugë! Po punohet për shuarjen e flakëve

1720114315_vlorezjarrfiksitllogara.jpg

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton të gjithë qytetarët të shmangin kalimin nga Qafa e Llogarasë, për shkak të zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurr e ditën e sotme. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien në kontroll të situatës.

'Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit', njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Ora 17:55
Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

 

Përveç Dhërmiut ku zjarri rrezikon disa banesa në Gjilekë, flakët e zjarri kanë shpërthyer edhe në Llogara.

Edhe atje kanë shkuar zjarrfikës për shuarjen e flakëve.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje, teksa zjarri është shumë i madh.

Ora 17:50
Zjarri në Dhërmi, helikopteri vjen në ndihmë për shuarjen e flakëve nga ajri

 

Një zjarr ka përfshirë një kodër në fshatin Dhërmi mesditën e sotme. Zjarri rrezikon disa banesa në zonën e Gjilekës.

Në ndihmë të zjarrfikësve dhe banorëve në terren të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve ka ardhur dhe një helikopter që po tenton të fikë zjarrin nga ajri, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keli: 05/07/2024 02:06

    Ne bote, shkakun e zjarrit e heton dhe deklaron sherbimi zjarrefikes. Ndersa ne Shqiperi, Policia! Madje pa u fikur e dale tymi, nga shkendija elektrike thote. Zot na ruaj.

    Përgjigju
  • Lui: 04/07/2024 19:25

    Nuk bie rrufeja në hale, thotë një shprehje! Uroj të përhapet tek vilat poshtë e t’i përpijë gjithçka gjen përpara. Është para pa djersë ajo e hedhur në ato vila. Dhe për më tepër është privatizuar bregdeti. Gjë që nuk ndodh as në vendet e të ashtuquajturës botë e tretë..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë