Zjarr në fabrikën e armëve në Berlin, inteligjenca sugjeron sabotim: Rusia qëndron pas saj

Zjarr në fabrikën e armëve në Berlin, inteligjenca sugjeron sabotim: Rusia qëndron pas saj

Zjarr në fabrikën e armëve,Berlin

Ky ishte zjarri më i madh në Berlin në vite. Dhe Vladimir Putin mund të ketë dorë në të. Në maj, fabrika e armëve Diehl, një prodhues armësh që furnizon gjithashtu Ukrainën dhe prodhon sistemin e mbrojtjes ajrore Iris-T, ndër të tjera, mori flakë dhe u shemb pavarësisht ndërhyrjes së 160 zjarrfikësve. Sipas Bild dhe Wall Street Journal, zjarri në periferi të kryeqytetit mund të jetë një akt sabotimi i urdhëruar nga Moska.

“Burimet e inteligjencës perëndimore pohojnë se zjarri është vënë nga sabotues rusë për të ndërprerë dërgimin e armëve dhe municioneve thelbësore për Ukrainën”, shkruan gazeta financiare amerikane.

Hetuesit fillimisht kishin folur për një aksident, por vetë kompania qartësoi të premten se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem “teknik”. Diehl nuk e përjashtoi, “teorikisht” se mund të ketë qenë një akt keqdashës. Sipas burimeve të shërbimit sekret të cituar nga Bild, Berlini po heton pikërisht në këtë drejtim dhe i dyshuari kryesor është Rusia.

Burimet flasin për një veprim të profesionistëve dhe dyshojnë se Rusia ka punësuar në mënyrë specifike kriminelë përmes kanaleve si Telegram, duke i paguar me kriptovaluta. Shpesh "ata as nuk e dinë se janë pjesë e një operacioni të Kremlinit".

Zjarri shpërtheu në një zonë të fabrikës me një qasje të kufizuar dhe kamerat e vëzhgimit u shkatërruan të gjitha nga zjarri. Një burim i inteligjencës thotë se incidentet e tjera të kohëve të fundit duhet të rishikohen.

Në maj, disa zjarrvënie shpërthyen edhe në Poloni, një prej të cilave ishte në qendrën më të madhe tregtare në Varshavë, dhe policia arrestoi tre burra, dy bjellorusë dhe një polak, të dyshuar se i kishin organizuar ato "ndoshta" në emër të Moskës, siç deklaroi kryeministri Donald Tusk.

Sulme të shumta në infrastrukturën kritike kanë ndodhur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë Detin Baltik; në Mbretërinë e Bashkuar, zjarrvënia shkaktoi dëbimin e një eksperti ushtarak rus nga vendi dhe pak javë më parë u arrestuan në Gjermani dy shtetas ruso-gjermanë të dyshuar për planifikimin e sulmeve ndaj objektivave ushtarake. Marrë nga La Repubblica

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë