Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Duhanas në Berat. Zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga disa prej banorëve të zonës, që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre. Era e fortë ka favorizuar flakët, që u përhapën me shpejtësi drejt tokave bujqësore, ndërkohë në rrezik nga flakët është edhe nën/stacioni elektrik i fshatit.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit të shpëtimit nga zjarri,të cilët po përpiqen të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e tyre drejt nën/stacionit elektrik.
Në aksionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë 3 mjete zjarrëfikëseje dhe dhjetëra efektivë zjarrëfikësish. Megjithatë flakët vijojnë të përparojë,ndërkohë që ka ende disa vatra aktive në tokat e përfshira nga flakët.
Po ashtu flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra në fshatin Sevaster në Vlorë, në zonën e quajtur Dushkarak. Nga flakët rrezikohen banesat, ndërsa në vendngjarje ka shkuar një automjet i zjarrfikëses Selenicë.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra në fshatin Sevaster në Vlorë, në zonën e quajtur Dushkarak. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke u favorizuar dhe nga era, ndërsa dyshohet i qëllimshëm, teksa mendohet të jetë vendosur nga banorë të zonës.
Nga flakët rrezikohen banesat, ndërsa në vendngjarje ka shkuar një automjet i zjarrfikëses Selenicë.