FIER- Një sipërfaqe e konsiderueshme toke e mbjellë me ullinj, në fshatin Grecalli është përfshirë nga flakët, pasditen e kësaj të diele.
Flakët e favorizuara nga era, kanë devijuar zjarrin në tokat e mbjella me ullinj në fshat dhe në këto kushte fermerët kanë njoftuar zjarrfikësit e Fierit, të cilët kanë ardhur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur dhe fikjen e tij.
Sipas banorëve nga zjarri janë djegur 300 rrënjë ullinj, ndërkohë që policia po nis hetimin për shkaqet e zjarrit.
Komento