Ministria e Mbrojtjes: Asnjë vatër zjarri aktive! Burime nga terreni: E pavërtetë! Flakët në Krastë të Krujës vijojnë me intensitet, digjen mbi 50 hektarë pyll

KRUJË- Një zjarr masiv i cili ka shkrumbuar 50 hektarë tokë ka prekur zonën e Krastës në Krujë mëngjesin e sotëm i cili ende vijon të jetë aktiv.

 Vatra e zjarrit e favorizuar nga era ka avancuar edhe më shumë duke bërë që ndërhyrja për shuarjen e flakëve të ishte vështirë. Sidoqoftë, pas disa orësh ministria e mbrojtjes ka njoftuar se të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar. 

Burime të Report Tv nga terreni e kundërshtojnë njoftimin e ministrisë dhe raportojnë se zjarri është aktiv dhe me intensitet të lartë. Gjithashtu konfirmohet se asnjë institucion dhe as emergjencat civile nuk kanë mbërritur në zonë përveç dy grupeve të zjarrfikësve, të cilët janë të vetmit që janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

Zjarrfikësit raportuan mëngjesin e sotëm se bëhej fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme pasi janë gjetur disa vatra zjarri në sipërfaqen e përfshirë nga flakët.

Edhe pse zjarri ka nisur që nga mëngjesi i sotëm dhe ende nuk është fikur flakët kanë marrë drejtimin nga reparti ushtarak (ish baza raketave) dhe asnjë institucion nuk po ndërhyn për shuarjen e flakëve. 

Kujtojmë se vendi ynë u prek nga zjarret në zonën e Pojanit të Vlorës, Krastës së Krujës, Torovicës në Lezhë Borizan të Fushë-Krujës dhe në Qesarat të Mamaliajt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Zjarret në vend, Meta: Thirrje institucioneve të marrin masa

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në disa qarqe në vend, ku i bën thirrje autoriteteve që të marrin masat.

“Me shqetësim jam njohur me situatën alarmante të përhapjes së zjarreve në disa Qarqe të vendit, me pasoja tepër të rënda për pasuritë tona natyrore. Në zonën e Krastës së Krujës po shkrumbohen mbi 10 hektar pyje dhe nga informacionet paraprake rezulton se vetëm dy zjarrfikëse janë në operacion për fikjen zjarrit, që po përhapet me shpejtësi për shkak të erës që ka filluar në orët e pasdites.

Vatra zjarri me përmasa të mëdha ka dhe në rajonin e Lezhës, në zonën e Torrovicës dhe Mal-Kolaj. Ndërkohë në të gjithë territorin e vendit kanë filluar vatra zjarri që pritet të marrin përmasa serioze për shkak të erës.

I bëj thirrje Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë për Mbrojtjen Civile dhe institucioneve të tjera përgjegjëse qendrore dhe vendore të marrin të gjitha masat e duhura efektive për të ndaluar përhapjen e zjarreve, fikjen e tyre dhe mbajtjen në gatishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme. Me shumë rëndësi është gjithashtu vlerësimi i parashkimeve të hershme të IGJEUM, si dhe shtimi i numrit të vrojtuesve në zonat me risk të lartë, sidomos në Zonat e Mbrojtura”, tha Meta.

Ora 22:12
Shuhen pas disa orësh pesë vatrat e zjarrit në vend, ministria e Mbrojtjes: Aktualisht nuk kemi asnjë aktive

Të pestë vatrat e zjarrit që ditën e sotme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të punonjësve të pushtetit lokal dhe qendror, thotë ministria e mbrojtjes.

Pavarësisht temperaturave të larta, aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, një situatë e pakrahasueshme me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri. #24/7

Ora 18:15
Vijon të përparojë zjarri në Krastën e Krujës! Vetëm dy zjarrfikëse në zonë, asnjë institucion nuk ndërhyn

 

Zjarri i cili filloi mëngjesi e sotëm ende po vijon në Krastë të Krujës. Deri më tani janë djegur 50 hektarë pyje me pisha shkurre e pemë të tjera. Për shuarjen e kësaj vatre gjigante janë angazhuar vetëm dy grupe të forcave zjarrfikëse të Krujës të cilët e kanë të pamundur të bëjnë lokalizimin e flakëve për shkak të se vatra e zjarrit ka avancuar dhe ka shtrirje të madhe.

Zjarri po vijon të përparojë nga era në drejtim të repartit ushtarak (ish baza raketave) asnjë institucion nuk po ndërhyn për shuarjen e flakëve.

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon