Një vatër zjarri u regjistrua gjatë natës në fshatrat Labove e Madhe dhe Labove e Vogël në Gjirokastër. Në orën 04:00 të mëngjesit forcat zjarrfikëse në Gjirokastër u riorganizuan për ndërhyrje ne pikat kyçe për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e zjarrit.

Për vënien nën kontroll të flakëve u angazhuan krahas forcave të zjarrëfikëseve edhe forca vullnetare nga Bashkia.

Në operacion morën pjesë 37 forca vullnetare nga Bashkia, 6 punonjës me kontrate dhe 14 efektivë zjarrfikëse.